
Keto jane 10 paisjet me te mira te 2015
Teknologjia moderne dhe inovacionet po zhvillohen me rritme të shpejta. Ato jo vetëm tërheqin vëmendjen e njeriut, por na i bëjnë jetën më të lehtë dhe më të këndshme.
Këto janë disa nga produktet teknologjike, që shënjuan vitin 2015:
1. MOCAheart
Pasi të mbani gishtin tuaj te MOCAheart për 25 sekonda, ajo do tu tregojë me saktësi numrin e rrahjeve të zemrës, oksigjenin në gjaku dhe informacionin për qarkullimin e gjakut. Ajo është një paisje e vogël rreth 7 milimetra e lidhur me smartphonin tuaj për t'ju ndihmuar të monitoroni herë pas here shëndetin e zemrës tuaj.
2. Microsoft Surface Book
Microsoft Surface Book është një laptop-tablet. Ajo tregon qartë sesi një tabletë mund të përdoret edhe si një kompjuter i zakonshëm.
3. Sharp LV-85001
Ai është televizori i parë në botë 8K dhe ka një rezolucion 7680 x 4320 pixels. Kjo do të thotë se në ekran ka rreth 38 milion piksela.
4. Sensel Morph touchpad
Sensel Morph është si një bllok. Ai ka një ndjeshmëri të lartë dhe ju mund të shkruani mbi të ose të ndryshoni me dorën tuaj figurat në ekran. Një tipar vërtet i mrekullueshëm i tij është se mund të kthehet në çdo "objekt" që ju doni si përshembull: një tastierë, tabletë për të vizatuar, piano, kontrollues i video lojërave etj, pra në varësi të asaj se si ju vendosni ta përdorni atë.
5. Thync
Thync është një pajisje celulare, e cila mund tju bëjë ju më të qetë ose më shumë energjikë. Gjithçka që ju duhet të bëni është ta ngjitni atë në kokë. Thync u zhvillua nga një ekip i ekspertëve të inxhinierisë biomjeksore dhe neurologë.
6. Tag Heuer Connected
Shumica e “smartwatch-ve” janë të shëmtuar. Por “smartwatchi” i ri Tag Heuer kombinon teknologjinë më të fundit me estetikën. Ai është projektuar nga orëbërësit zviceranë, të cilët janë të njohur në gjithë botën në këtë fushë. Ju do tu duhen vetëm 1500 dollarë për të marrë një të tillë.
7. Apple MacBook
MacBook është një nga laptopët më të hollë të Apple deri më sot. Ai është 24 për qind më i hollë se një MacBook Air, dhe peshon vetëm 9 kilogram.
8. McCarthy Piano
Të mësosh të luash piano mund të jetë e vështirë dhe mësimet janë të shtenjta. Por vetëm për 600 dollarë ju mund të merrni një tastierë, e cila u mëson se si të luani në të.
9. Trunkster
Valixhja Trunkster karikon telefonin tuaj celular. Ajo peshon vetveten. Ka një GPS, që lidhet me smartphonin tuaj në rast se ju e humbisni dhe ka një stil hapjeje pa zinxhir.
10. Samsung Galaxy S6 Edge
Ekrani i lakuar i Samsung Galaxy S6 Edge ndoshta nuk shërben për ndonjë qëllim praktik, por sigurisht që ai është i mrekullueshëm.
Më të lexuarat








